

Mansoureh Khojasteh, bashkëshortja e udhëheqësit iranian Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas tre ditësh në gjendje kome, pas plagëve të marra gjatë sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite.
Sipas raportimeve të Iran International, 78-vjeçarja mbeti e plagosur gjatë sulmeve, ndërsa Khamenei humbi jetën menjëherë.
Përshkallëzim i konfliktit
Që nga nisja e sulmeve ajrore kundër Iran nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, 555 persona janë vrarë në mbarë vendin, sipas të dhënave të Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane.
Një zyrtar nga Tel Aviv është shprehur se operacioni kundër Iranit “po ecën më shpejt nga sa pritej” dhe se për Teheranin “së shpejti do të jetë fundi i lojës”. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë goditur “qindra objektiva”, ndërsa sipas raportimeve të The New York Times, numri i objektivave të goditura arrin në rreth dy mijë.
Kreu i Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se operacioni amerikan kundër Iranit pritet të zgjasë “katër javë ose më pak”.
Trump ka paralajmëruar kundërsulme edhe më të ashpra ndaj Teheranit, pasi tre ushtarakë amerikanë u vranë deri në mëngjesin e së dielës gjatë Operacionit “Epic Fury”, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Izraeli nën sulm
Edhe Izraeli vijon të jetë nën sulme. Një raketë iraniane goditi një pallat banimi, duke lënë nëntë viktima. Në veri të vendit u dëgjuan sirenat paralajmëruese për një tjetër sulm me raketa, që sipas autoriteteve vinte nga Hezbollah në Libani.
Nga ana tjetër, Irani pretendon se ka goditur edhe zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite për këtë sulm.
Situata në rajon mbetet tepër e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






