

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se, duke lëvizur mbrapsht me automjetin e tij, ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja A. M., 85 vjeçe, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia bën me dije se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






