

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka njoftuar se sot do të depozitohet në Kuvend raporti i dalë nga Këshilli i Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Përmes një deklarate, Bardhi bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PD-së është pro kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes.
“Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit. Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut”, shkruan Bardhi.
Ai njoftoi gjithashtu se në orën 14:00 do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë raportin dhe do të sqarojë detajet.
Sipas tij, kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe t’i hapet rrugë arrestimit të deputetes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






