

Tre avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha sot se tre avionë luftarakë amerikanë F-15 Strike Eagle janë rrëzuar aksidentalisht gjatë një misioni ushtarak.
Sipas deklaratës zyrtare, avionët u qëlluan gabimisht nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Kuvajtit në një moment kur hapësira ajrore ishte nën sulme aktive nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë.
“Gjatë luftimeve aktive, që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në reagimin e CENTCOM.
Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se Kuvajti e ka pranuar incidentin dhe ka ofruar mbështetje në operacionin në vijim.
Avionët ishin pjesë e operacionit ushtarak kundër Iranit, të koduar “Operation Epic Fury”. Ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit kishte deklaruar më herët se “disa” avionë amerikanë ishin rrëzuar, pa dhënë detaje shtesë.
Foto: AP
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






