

TIRANË – 2 Mars 2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet, ku një 53-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në rrethana tronditëse. Sipas të dhënave të para, shtetasi i identifikuar me inicialet F. P. ka lyer veten me lëndë djegëse (benzinë) dhe ka tentuar të vetëdigjet brenda mjediseve të banesës së tij.
Policia e Tiranës njoftoi se në momentin e ngjarjes, 53-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar alkoolike. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur transportimin e tij urgjent drejt spitalit.
Aktualisht, i dëmtuari ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike për shkak të djegieve të pësuara.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e shtynë shtetasin F. P. drejt këtij akti ekstrem. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






