Transmetuar më 02-03-2026, 12:29

ELBASAN, 2 MARS 2026 – Një i moshuar është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në fshatin Katund i Ri, pranë Urës së Kushës, në njësinë administrative Bradashesh. Viktima është identifikuar si shtetasi Bedri Shahini, 70 vjeç.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, megjithatë po shqyrtohet edhe pista e një rrëzimi aksidental nga ura e segmentit të Korridorit VIII që kalon në këtë zonë. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit