Transmetuar më 02-03-2026, 12:14

Një konflikt i çastit në rrugën "Besëlidhja" në Kamëz ka përfunduar me plagosjen e dy personave me mjet prerës. Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar dhe ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa të dëmtuarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale J. M., gjatë një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim policor.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve, autoritetet bëjnë me dije se shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shtetasi tjetër i përfshirë në ngjarje, A. P., pasi ka marrë mjekimin e parë, është larguar drejt banesës së tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit