

Kush është kryevepra e Iranit që hodhi në erë avionin luftarak amerikan 27 vjet pasi serbët përdorën raketën ruse duke rrëzuar avionin ushtarak të SHBA në luftën e Kosovës
27 vite pas rrëzimit nga Serbia të një avioni luftarak amerikan me raketa ruse në Luftën e Kosovës, Irani njoftoi sot shkatërrimin e një tjetër avioni luftarak amerikan.
Forcat e armatosura iraniane njoftuan se kanë rrëzuar këtë mëngjes një avion luftarak amerikan të tipit F-15 pranë kufirit Iran–Kuvajt, ndërsa rrënojat e mjetit ajror kanë rënë brenda territorit të Kuvajtit.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila raportoi se operacioni është realizuar në orët e para të mëngjesit. Avioni ishte një model i avancuar i forcave ajrore amerikane.
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka konfirmuar ngjarjen përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se rrënojat e avionit janë konstatuar brenda territorit kuvajtian. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e incidentit apo mbi fatin e pilotit.
Pamjet e momentit të shkatërrimit janë transmetuar gjerësisht nga media të ndryshme ndërkombëtare..
Herën e fundit që një avion luftarak amerikan u rrëzua në rrethana lufte ishte 27 vite më parë, gjatë Luftës së Kosovës, kur një avion amerikan F-117 u rrëzua nga forcat serbe më 1999 me një raketën ruse.
Që nga ajo kohë, për shkak të përparimeve të ndjeshme në teknologjinë ajrore dhe sistemet e mbrojtjes, nuk është raportuar zyrtarisht rrëzim i një avioni luftarak amerikan me pilot në operacione të drejtpërdrejta luftarake.
Si u rrëzua avioni luftarak amerikan më 1999
Gjatë asaj që njihet si lufta e Kosovës, një avion amerikan F-117 Nighthawk u rrëzua më 27 mars 1999, vetëm disa ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë. Avioni ishte një Lockheed F-117 Nighthawk, i njohur si avion “stealth” (me dukshmëri të ulët ndaj radarëve).
Avioni u rrëzua nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Serbisë, të drejtuara nga koloneli Zoltan Dani. Për ta rrëzuar u përdor një sistem rus raketor tokë-ajër S-125 Neva (i njohur nga NATO si SA-3).
Piloti amerikan Dale Zelko u katapultua dhe u shpëtua më vonë nga forcat speciale amerikane.
Kjo u konsiderua të ishte ngjarje e paprecedentë sepse ishte hera e parë që një avion “stealth” amerikan rrëzohej në luftë dhe u konsiderua goditje simbolike ndaj teknologjisë ushtarake amerikane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






