

Uashington, SHBA, 2 mars 2026– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar përmes një videomesazhi në platformën "Truth Social" se Uashingtoni do të ndërmarrë masa të rrepta hakmarrëse pas vdekjes së ushtarëve amerikanë. Trump theksoi se regjimi iranian do të përballet me goditjen më ndëshkuese, duke e cilësuar situatën aktuale si pjesë të një operacioni masiv ushtarak.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se ky operacion nuk lidhet vetëm me sigurinë e menjëhershme, por synon të garantojë stabilitetin për brezat e ardhshëm. Ai konfirmoi se forcat amerikane kanë goditur tashmë qindra objektiva brenda territorit të Iranit, duke përfshirë shkatërrimin e nëntë anijeve luftarake të këtij shteti.
"Ne po ndërmarrim një operacion masiv, jo vetëm për të garantuar sigurinë në kohën dhe vendin tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë", u shpreh Presidenti Trump. Ai e mbylli mesazhin e tij duke deklaruar se misioni ushtarak do të vazhdojë me intensitet të lartë derisa të gjitha objektivat strategjike të SHBA-së të arrihen plotësisht.
Message from President Donald J. Trump pic.twitter.com/Xhk3ibylSQ
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) March 1, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






