Transmetuar më 02-03-2026, 08:01

Vlorë, 2 mars 2026 — Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa hetimet paraprake të policisë ngrenë dyshime të forta për një zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas të dhënave të para, zjarri ka rënë fillimisht në një automjet të tipit "Benz" me targa AB 550 LV. Për shkak të intensitetit të flakëve, zjarri është përhapur me shpejtësi duke dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit të parë.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke parandaluar djegien e mjeteve të tjera në parking. Grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, duke verifikuar kamerat e sigurisë së zonës për të identifikuar autorët e mundshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit