Transmetuar më 01-03-2026, 22:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Sporting de Gijon dhe Leganes në La Liga 2. Një tifoz 82-vjeçar, abonent i klubit për 40 vite, pati një shqetësim serioz shendetësor dhe ndërroi jetë në tribunë pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.1212Në minutën e 9-të, gjyqtari Daniel Palencia informoi kapitenët e skuadrave, Gaspar Kampos dhe Juan Soriano, për situatën e rëndë, por lojtarët vazhduan të lëviznin topin për të mos u ftohur. Në minutën e 16-të më pas u larguan nga fusha dhe shkuan në dhomat e zhveshjes.

Të dyja klubet po bashkëpunojnë me institucionet për të vendosur datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të luhet nesër, në orën 19:30.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit