Transmetuar më 01-03-2026, 21:21

Kupa e Shqipërisë do të kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e kthimit çerekfinale që do të përcaktojnë katër gjysmëfinalistët.

Të gjitha ekipet pritëse, Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo janë të avantazhuara, për shkak të fitoreve që arritën në takimet e para.

Ndeshjet e kthimit janë rezervuar të luhen të mërkurën, më 4 mars. Fillimisht do të jenë dy takime në orën 16:30. Partizani sfidon Elbasanin dhe Vllaznia pret Bylisin.

Ndërsa në orën 19:30 janë rezervuar dy sfidat e tjera çerekfinale. Egnatia pret Teutën, ndërsa Dinamo përballet me Tiranën.

Ndeshjet e kthimit çerekfinale:

Partizani-Elbasani (1-0), ora 16:30

Vllaznia-Bylis (1-0), ora 16:30

Egnatia-Teuta (2-1), ora 19:30

Dinamo-Tirana (2-0), ora 19:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit