

Horoskopi mujor i Paolo Fox për mars 2026
Lexoni prognozën e detajuar të muajit mars 2026 nga Paolo Fox. Çfarë sjellin yjet në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat gjatë këtij muaji.
Peshqit
Marsi është muaj shumë i fortë për ju. Marsi hyn në shenjën tuaj dhe ju jep energji dhe vendosmëri.
Mes datave 20 dhe 25 krijohet një kombinim shumë i favorshëm planetar: Jupiteri dhe Marsi në aspekt të mirë, më pas edhe Mërkuri dhe Venusi në favor.
Është momenti për të bërë një kërkesë të rëndësishme dhe për t’u çliruar nga një barrë e vjetër.
Mos e shtyni asgjë për “nesër”. Nëse keni projekte gati, veproni tani. Mos lejoni dembelizmin apo frikën nga përgjegjësitë t’ju ndalojë. Çfarë nisni në këtë periudhë do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen.
Mund të vijë një propozim i rëndësishëm, sidomos nëse keni përvojë dhe bazë të fortë profesionale. Nëse e refuzoni nga frika apo mungesa e dëshirës për angazhim, do të jetë zgjedhja juaj.
Në dashuri, muaji sjell mundësi dhe qartësi. Por kujtoni: një horoskop i favorshëm nuk ndryshon karakterin e tjetrit.
Nëse marrëdhënia nuk funksionon për shkak të distancës apo kokëfortësisë së partnerit, mos prisni mrekulli. Megjithatë, në një periudhë pozitive si kjo, mund të gjeni zgjidhje – ose të kërkoni një rrugë tjetër.
Nëse lidhja juaj është e fortë, ky është moment shumë i mirë për martesë apo bashkëjetesë para verës. Jupiteri favorizon edhe fertilitetin.
Mos harroni anën shpirtërore: për ju është thelbësore. Jo gjithçka lidhet me punën.
Në mars do të ndjeni më shumë nevojën për paqe të brendshme dhe harmoni me veten dhe me të tjerët.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






