

Horoskopi mujor i Paolo Fox për mars 2026
Lexoni prognozën e detajuar të muajit mars 2026 nga Paolo Fox. Çfarë sjellin yjet në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat gjatë këtij muaji.
Ujori
Marsi sjell një qiell miqësor për ju, sidomos në marrëdhënie. Nga 6 marsi, Venusi ndikon pozitivisht dhe nga 20 marsi Dielli ju jep energji të re.
Ky është muaj për njohje të reja dhe për të zgjeruar rrethin shoqëror.
Ujori është shenjë e miqësisë, por shpesh ndien edhe izolim, sepse nuk pranon të përshtatet me turmën.
Kjo ju bën unikë, por edhe ju largon nga të tjerët. Marsi sjell energji pozitive, fat dhe takime të rëndësishme.
Ditët 26 dhe 27 janë të mira për të analizuar çështjet e punës dhe për të vendosur drejtimin, edhe nëse duhet të hiqni dorë nga diçka që nuk funksionon.
Në dashuri, ka zhvillime. Beqarët dhe ata që duan të sistemojnë një marrëdhënie do të kenë mundësi konkrete.
Një këshillë për partnerët e Ujorit: mos u bëni xhelozë apo shumë kontrollues. Sa më shumë afrohet vera, aq më shumë Ujori do të kërkojë liri.
Kujdes edhe me financat, sepse shpenzimet e tepërta mund të krijojnë probleme.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






