Transmetuar më 01-03-2026, 18:35

Horoskopi mujor i Paolo Fox për mars 2026

Lexoni prognozën e detajuar të muajit mars 2026 nga Paolo Fox. Çfarë sjellin yjet në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat gjatë këtij muaji.

Bricjapi

Marsi është më i mirë se shkurti, por kërkon kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Saturni ka nisur një tranzit që prek veçanërisht të lindurit në fund të dhjetorit.

Kjo periudhë kërkon “pastrim”: heqje të gjërave të panevojshme dhe rishikim të situatave që nuk funksionojnë më.

Nëse keni ndryshuar rol apo keni nisur një aktivitet të ri, mund të kërkoni më shumë siguri dhe garanci për të ardhmen.

Muaji sjell rishikim të pozicionit tuaj dhe disa tensione. Do të shfaqen kundërshtarë apo situata sfiduese që duhen përballuar me strategji.

Në marrëdhënie dhe në dashuri duhet më shumë diplomaci, sidomos në lidhjet që prej kohësh kanë tension.

Mes datave 19 dhe 27 mars shmangni përballjet direkte, sepse situatat e ndërlikuara mund të përkeqësohen.

Marsi kërkon edhe kujdes ndaj shëndetit: nëse jeni lodhur shumë, organizmi mund të japë sinjale.

Mos e çoni stresin nga puna në dashuri. Është muaj për të vepruar me mendje të ftohtë, jo me impuls.

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit