Transmetuar më 01-03-2026, 18:27

Horoskopi mujor i Paolo Fox për mars 2026

Lexoni prognozën e detajuar të muajit mars 2026 nga Paolo Fox. Çfarë sjellin yjet në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat gjatë këtij muaji.

Virgjëresha

Tensionet nuk mungojnë, por lajmi i mirë është se jeni çliruar nga kundërshtimi i Saturnit, gjë që ka ndodhur që në shkurt.

Marsi mund të sjellë ende debate apo përplasje, por jo pa arsye. Situata nuk zgjidhet menjëherë sepse jo gjithçka varet nga ju: shpesh duhet të prisni vendimet e të tjerëve.

Kush do të ndryshojë një marrëveshje, kontratë apo të mbyllë një çështje që s’ka më vlerë, nuk e bën dot brenda një dite.

Megjithatë, ky është muaj i rëndësishëm sepse sjell një nisje të re dhe rrit dëshirën për të vepruar.

Marsi në kundërshtim mund të sjellë nervozizëm në javën 16–22 mars dhe në disa raste edhe një këputje apo ndarje që, në fund, mund t’ju lehtësojë.

Ky qiell ju shtyn drejt një gjysme të dytë të vitit më të fortë. Deri në maj, ose hiqni një barrë nga shpatullat, ose nisni një strategji të re.

Në dashuri, stresi i shkurtit bie, por duhet më shumë pjesëmarrje. Shpesh i mbani brenda emocionet nga frika, ndrojtja apo “përmbajtja”, dhe kjo krijon distancë.

Për beqarët: shikoni rreth e rrotull, sepse ditët e fundit të marsit hapin një periudhë shumë të mirë për ndjenjat. Prilli pritet të sjellë edhe më shumë konfirmime.

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit