

Horoskopi mujor i Paolo Fox për mars 2026
Lexoni prognozën e detajuar të muajit mars 2026 nga Paolo Fox. Çfarë sjellin yjet në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat gjatë këtij muaji.
Binjakët
Marsi nuk do të zgjidhë menjëherë çështjet financiare apo ekonomike të mbetura pezull.
Disa prej jush janë të pasigurt nëse duhet të rikthehen në një projekt të vjetër. Binjakët nuk durojnë monotoni dhe çdo situatë profesionale e përsëritur mund të bëhet pengesë.
Shumë prej jush do të ndryshojnë strategji. Ju shpesh nisni diçka nga kurioziteti dhe më pas humbni interes.
Këtë muaj, Mërkuri në pozicion të vështirë sjell tensione të vogla, sidomos rreth datës 17. Megjithatë, ata që kërkojnë stabilitet do të kalojnë pengesat pa probleme serioze.
Në dashuri, shkurti ishte muaj i mbyllur dhe me pak komunikim. Marsi sjell përmirësim.
Nga data 6, Venusi ndikon pozitivisht dhe nga data 20 Dielli aktivizon ndjenjat.
Mund të lindin dashuri të reja dhe të zgjidhen keqkuptime të vjetra. Nuk ka mungesë ndjenjash, por një lodhje emocionale që ka sjellë distancë.
Nga ana fizike, që prej dhjetorit keni ndier rënie energjie, por gjysma e dytë e marsit sjell përmirësim të dukshëm.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






