Transmetuar më 01-03-2026, 16:32

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait.

Përmes një njoftimi zyrtar TIA tha se fluturimet janë ndërprerë pa afat, deri në një njoftim të dytë, për shkak të luftës si dhe mbylljes së hapësirave ajrore në disa zona të rajonit.

Aereporti u rekomandoi pasagjerëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi rezervimet dhe opsionet alternative të udhëtimit, duke njottuar se çdo ndryshim i situatës do të komunikohet në kohë reale.

Fluturimet direkte mes Tiranës dhe Tel Avivit nisën vitin e kaluar për shkak të rritjes së fluksit të udhëtimeve.

Kohët e fundit Shqipëria po vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistët izraelitë, por vala e re e konfliktit mesa Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë këtë fluks.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit