Transmetuar më 01-03-2026, 14:06

Shkarkohet Ilir Proda nga drejtimi i Policisë së Shtetit, emërohet Sokol Bizhga

Ilir Proda është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit këtë të diel, më 1 mars duke i dhënë fund drejtimit 17 mujor të policisë shqiptare.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë pas protestës së opozitës, ku u ngritën shqetësime lidhur me garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili do të ushtrojë detyrën në vijim.

Ilir Proda ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur disa funksione të rëndësishme, përfshirë specialist i policisë kriminale, shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe në Bulqizë, si edhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Shkarkimi i Ilir Prodës ishte prej disa muajsh kërkesë e vazhdueshme e kreut demokrat Sali Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit