

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku.
Varaku në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune.
Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.
Materialet i kaluan Prokurosisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





