

Policia e Durrësit ka vijuar zbatimin e planit operacional të koduar “Siguria”, duke finalizuar gjatë 12 orëve të fundit dy operacione të njëpasnjëshme, të quajtura “Arka” dhe “Broken”.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 5 raste vjedhjesh të kryera në dyqane, markete dhe pastiçeri në qytetin e Durrësit. Autorët dyshohet se vidhnin shuma parash, mallra dhe sende të ndryshme.
Në pranga janë vënë shtetasit A. D., 27 vjeç, dhe P. M., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. D. është autor i disa vjedhjeve të ndodhura:
– në një piceri në lagjen nr. 6;
– në një dyqan në lagjen nr. 5;
– në një market në lagjen nr. 8.
Ndërsa shtetasi P. M. dyshohet se ka kryer vjedhje:
– në një pastiçeri në lagjen nr. 12;
– në një market në lagjen nr. 18.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të tjera të dyshuara të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






