Transmetuar më 28-02-2026, 22:12

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve në zonën e ish-Bllokut, duke pretenduar se sulmi ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha ishte pasojë e një provokimi të qëllimshëm. Sipas liderit të opozitës, agjentë të infiltruar të policisë kanë përhapur informacione të rreme mes protestuesve, duke u thënë se në atë godinë banonte kryeministri Edi Rama.

Berisha deklaroi se revolta e qytetarëve ishte një shpërthim urrejtjeje drejtuar kreut të ekzekutivit dhe jo godinave historike, por shtoi se protestuesit u devijuan qëllimisht nga personat e infiltruar. Ai hodhi akuza të rënda ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke i cilësuar si "vasalë të pushtetit", dhe paralajmëroi se asnjë manovër nuk do ta ndalë marshimin e opozitës drejt objektivave të saj. Pavarësisht tensioneve dhe përdorimit të lëndëve djegëse, Berisha e cilësoi aksionin e sotëm si një "revoltë madhështore" që tregon vendosmërinë e mbështetësve të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit