

Një episod i veçantë u regjistrua gjatë protestës së sotme të opozitës. Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha u sulmua me molotovë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët për arsyet e këtij sulmi.
Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës.
“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, tha Bardhi.
Protestuesit e opozitës e kanë sulmuar godinën me një breshëri molotovësh, ndërkohë që zjarri në godinë është shuar brenda pak minutash.
Gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës.
Sulmi te ish-vila e diktatorit duket se e ka kapur të papërgatitur Policinë e Shtetit, e cila reagoi më vonë, ku Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






