

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Një situatë e tensionuar është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut, ku gjatë kalimit të protestuesve, ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët në pjesën e saj të jashtme. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përdorimi i lëndëve piroteknike dhe djegëse ka shkaktuar zjarr në hyrje të godinës, duke krijuar momente paniku.
Në momentin e përfshirjes së godinës nga flakët, brenda ambienteve të "Vilës 31" ndodheshin disa persona, të cilët raportohet se janë turistë të huaj që vizitonin rezidencën e kthyer në qendër artistike. Ata janë evakuuar me shpejtësi dhe nuk raportohet për të lënduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






