Transmetuar më 28-02-2026, 20:55

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut, ku ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha është bërë shënjestër e një sulmi me lëndë djegëse.

Gjatë marshimit të protestuesve të opozitës nëpër rrugët e kryeqytetit, drejt godinës janë hedhur disa shishe molotov, duke shkaktuar shpërthimin e një zjarri në pjesën hyrëse dhe në fasadën e objektit.

Flakët u përhapën me shpejtësi, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin e vatrës dhe parandalimin e djegies së plotë të brendshme të vilës.

Forca të shumta policie kanë krijuar një perimetër sigurie rreth objektit, ndërkohë që situata mbetet mjaft e tensionuar.

Ky akt shënon një prej pikave më të nxehta të protestës së sotme, ndërsa autoritetet kanë nisur mbledhjen e provave dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e personave që hodhën lëndët djegëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit