Transmetuar më 28-02-2026, 20:39

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në aksin rrugor Shkozet–Plepa, ku një person i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Durrësit, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N., 23 vjeç, ka goditur këmbësorin D. T., 81 vjeç, teksa ky i fundit po kalonte rrugën. Goditja ka rezultuar fatale për 81-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe testet e alkoolit. Grupi hetimor po vijon punën në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit