Transmetuar më 28-02-2026, 20:33

Përshkallëzimi i dhunës gjatë protestës së sotme në kryeqytet ka shënuar të lënduar edhe nga radhët e përfaqësuesve politikë. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka mbetur i lënduar si pasojë e përdorimit të sprajit irritues nga forcat e policisë, gjatë tentativës së protestuesve për të çarë kordonin e sigurisë.

Ngjarja ndodhi në momentin kur efektivët e policisë ndërhynë për të bllokuar rrugën që të çon drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momente tensioni të lartë dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe forcave "Shqiponja", të cilat kishin krijuar një bllokadë njerëzore për të ndaluar marshimin. Pavarësisht lëndimeve dhe përdorimit të lëndëve irrituese, tensionet vijojnë në disa pika të kryeqytetit ku protestuesit po tentojnë të gjejnë rrugë alternative drejt institucioneve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit