Transmetuar më 28-02-2026, 19:48

LEZHË, 28 shkurt 2026 — Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e dy personave pasditen e sotme në zonën e Ishull-Lezhës. Policia lokale njoftoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një berberhaneje, ku shtetasi D. K., 40 vjeç, është përfshirë në një debat me pronarin e biznesit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç.

Gjatë përleshjes, ku u përfshinë edhe daja i pronarit dhe një klient, autori i dyshuar ka përdorur një mjet prerës (thikë), duke plagosur lehtë në dorë pronarin e subjektit dhe klientin A. Z., 52 vjeç. Të lënduarit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit ndërhynë me shpejtësi duke kapur dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, si dhe sekuestruan thikën në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Plagosi lehtë në dorë me mjet prerës dy shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Në ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhane, shtetasi D. K., 40 vjeç, është konfliktuar me pronarin e objektit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç.

Gjatë konfliktit janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç (daja i pronarit), si dhe shtetasi A. Z., 52 vjeç, i cili ka qenë klient në momentin e ngjarjes.

Shtetasi D. K. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë marrë dëmtime në pjesën e dorës, ndërsa shtetasi B. D. nuk ka pësuar dëmtime.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim lidhur me rastin.

Autori i dyshuar, shtetasi D. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit