Transmetuar më 28-02-2026, 19:34

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku protestuesit e opozitës janë përplasur fizikisht me forcat e rendit gjatë marshimit drejt Drejtorisë Vendore të Policisë. Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon sigurie në rrugët lidhëse për të penguar afrimin e turmës drejt godinës, veprim që ka shkaktuar irritim dhe shtyrje mes palëve.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, lëvizja e protestuesve drejt Policisë së Shtetit shënon fazën e dytë të tubimit të sotëm. Sipas skenarit të bërë publik nga organizatorët, marshimi pritet të vijojë drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera kyçe, për t’u rikthyer sërish në sheshin kryesor përpara selisë së qeverisë. Pavarësisht tensioneve të momentit, drejtuesit e opozitës u kanë bërë thirrje mbështetësve për vijimin e qëndresës, ndërsa prezenca policore është shtuar në të gjitha akset kryesore të Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit