Transmetuar më 28-02-2026, 19:31

Përditësim drejtpërdrejt

21:10 – Tensionohet situata në ish Bllol. Ka përplasje direkte mes protestuesve dhe forcave policore. Po përdoren molotov, gurë e dhe dhe nga ana tjetër ujë me presion, gaz lotsjellës dhe forcë fizike nga policia.

21:09 Mbërrijnë disa dhjetëra forca policore shtesë pranë zonës në Bllok ku protestuesit po hedhin molotovë.

21:07 – Shpërthime të tjera në mes të Bllokut, sulmohet autoblinda e Policisë me molotov dhe fishekzjarrë.

21:03 – Gazment Bardhi nga PD njofton se protesta vazhdon dhe marshimi do të vazhdojë derisa të pranishmit të shkojnë tek selia e PD.

20:58 – Protestuesit janë shpërndarë në disa rrugë që lidhen me bulevardin qendror. Ata u penguan nga forcat e policisë që ti afrohen kryeministrisë.

20:56 – Një protestues që po valëviste flamurin shqiptar është sulmuar me ujë me presion dhe menjëherë më pas është kapur me dhunë nga shumë forca policore me skafandra. Incidenti ndodhi në bulevardin kryesor.

20:55 – Berisha largohet nga marshimi. Futet në makinë dhe largohet nga protestuesit. Besohet se po shkon në selinë e PD.

20:47 – E rëndë, protestuesit hedhin lëndë djegëse në Vilën 31 në ish Bllok, pak kohë më parë ishte restauruar.

20:39 – Reagim i ministres Koçiu në rrjetet sociale:

"Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet."

20:24 – Albana Koçiu, ministre e Brendshme në detyrë, ka mobilizuar mbi 1500 efektivë, ndërsa janë dhe plot forca speciale RENEA, FNSH, etj. Zona qendrore e Tiranës është e blinduar me gardhe metalike dhe po përdoren bollshëm ato që quhen mjete speciale për shpërndarjen e protestuesve, si ujë me presion, me piper, gaz lotsjellës.

20:05 – Noka: Askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës as me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spraj

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi se marshimi i PD do të vazhdojë në të gjitha rrugët e Tiranës: "Askush nuk ia shpëton dot lëkurën as me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spraj, me asgjë nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narko-Proda, as banda e tij në Policinë e Shtetit. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë dhe asgjë nuk na ndal. Ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve hdhe jo barbarëve të pushtetit. Marshim në Tiranë. Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarëve".

20:03 – Protestuesit kanë vijuar të hedhin molotovë dhe lëndë piroteknike në rrugë dhe kazanë plehrash.

19:59 – Protestuesit nuk kanë ndaluar te Parlamenti, por kanë vijuar marshimin.

19:50 – Pas përplasjes me policinë përmes gazit lotsjellës dhe ujit me piper, protestuesit janë nisur drejt Parlamentit të Shqipërisë.

19:44 – Kryeministri Edi Rama në platformën X:

Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Një qytetar ka humbur ndjenjat pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

19:41 – Një qytetar pa ndjenja

Policia përdori gaz lotsjellës pasi situata u tensionua dhe pati kontakt fizik mes palëve. Gjatë marshimit nga Kryeministria drejt godinës së Policisë së Shtetit, u hodhën disa mjete ndezëse drejt koshave të mbeturinave, të cilët morën flakë.

19:36 – Berisha, deputetët dhe përkrahësit e tyre po tentojnë të vazhdojnë marshimin, por uji me piper që hidhet me presion si dhe gazi lotsjellës i ka frenuar. Rruga në unazës afër drejtorisë së policisë është e bllokuar në pjesën ku tentohet të vijojë marshimi. Berisha shfaqet me maskë antigaz.

19:34 – Gaz lotsjellës dhe ujë me presion po hidhet vazhdimisht mbi protestuesit, kordoni policor u rikrijua me shpejtësi.

19:31 – Është çarë kordoni policor në formë barrikade, protestuesit po vazhdojnë marshimin. Ka reagim të shpejtë me ujë me presion nga blinda policore.

19:28

Një numër i madh forcash speciale dhe të Policisë së rendit janë bërë barrikadë pranë unazës së Tiranës, pak metra larg nga drejtoria e policisë, duke mos lejuar që protestuesit të vazhdojnë marshimin.

Momentalisht ka konfrontim, përplasje mes policisë dhe protestuesve që po përpiqen të çajnë barrikadën. Policia po reziston.

Berisha: Po shkojmë te Policia e Shtetit sepse Ilir Proda është mercenar i Ramës, në zyrën e tij është Ergys Agasi

Pse te Policia e Shtetit, zoti Berisha?

Sali Berisha: Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda. Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij. Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata. Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit. Ne shkojmë gjer atje".

19:22 – Berisha: Ky është një marshim revolte, asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore

Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj.

Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.

Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij.

Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.

…E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit