Transmetuar më 28-02-2026, 19:15

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Pas një qëndrimi rreth 30-minutash përpara godinës së Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë nisur marshimin drejt Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë. Gjatë qëndrimit përpara selisë së qeverisë, protestuesit bllokuan bulevardin dhe lëshuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Zhvendosja e turmës drejt institucionit të policisë vjen si një akt simbolik kundër ndërhyrjeve të mëparshme të forcave të rendit. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit gjatë protestave të kaluara, duke e cilësuar reagimin policor si të ashpër dhe të pajustifikuar. Situata në kryeqytet mbetet nën monitorim të rreptë, ndërsa forca të shumta policore kanë krijuar kordonë sigurie për të parandaluar incidentet pranë objekteve rëndësisë së veçantë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit