Transmetuar më 28-02-2026, 18:46

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njoftoi sot se po monitoron me vëmendje të shtuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Përmes përfaqësive diplomatike, autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet e rajonit që prej orëve të para të mëngjesit, pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak.

Në njoftimin zyrtar, MEPJ u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rreptësisht udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga autoritetet lokale.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.

MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.

Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit