Transmetuar më 28-02-2026, 18:37

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur pasditen e sotme tubimin e paralajmëruar përpara selisë së Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është larguar nga selia blu për t’iu bashkuar turmës së protestuesve, të cilët kanë mbushur bulevardin kryesor të kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë.

Organizatorët e protestës ende nuk kanë bërë publik skenarin e plotë të lëvizjes, por burime pranë opozitës bëjnë me dije se pritet një marshim drejt institucioneve kryesore shtetërore. Megjithatë, raportohet se do të shmanget qëndrimi përpara godinës së Kuvendit, për shkak të afërsisë me xhaminë e Namazgjasë, ku pritet fluks i shtuar i besimtarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Forca të shumta policie kanë rrethuar institucionet për të garantuar mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të tubimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit