Transmetuar më 28-02-2026, 18:15

TIRANË, 28 shkurt 2026 — Mbështetës të opozitës janë mbledhur sot në kryeqytet në një protestë kundër qeverisë, ku fokusi kryesor ka qenë denoncimi i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike. Mes protestuesve, vëmendjen e ka tërhequr një qytetar i cili ka zgjedhur të protestojë në mënyrë simbolike me pranga në duar dhe mesazhe të shkruara në veshjen e tij.

Në sloganet e shfaqura, kryesisht në gjuhën angleze, protestuesi ka përcjellë mesazhe të forta drejtuar krerëve të ekzekutivit, duke kërkuar ndëshkim ligjor për zyrtarët e lartë. "Ju vidhni, ne paguajmë", ishte një nga thirrjet kryesore të tij, duke argumentuar se barra ekonomike e abuzimeve bie mbi qytetarët e thjeshtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit