

DUBAI, 28 shkurt 2026 — Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa drejt bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik, duke goditur objektiva në Dubai dhe Abu-Dhabi. Sipas njoftimeve zyrtare nga Teherani, ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj operacioneve të fundit ushtarake të ndërmarra nga forcat izraelite dhe amerikane në territorin iranian.
Shpërthimet kanë tronditur qendrat urbane anembanë rajonit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të interceptuar projektilat. Pavarësisht ndërhyrjes, mbetje të raketave kanë rënë në zona të banuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në Dubai, hoteli luksoz "Fairmont" u përfshi nga flakët pas një goditjeje direkte, ndërsa autoritetet në Abu-Dhabi konfirmuan zyrtarisht vdekjen e një civili si pasojë e sulmit. Situata mbetet e tensionuar, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë rrethuar zonat e prekura dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.
@dawn.today Several buildings caught fire in Dubai, United Arab Emirates, amid US-Israeli confrontations with Iran. Via Anadolu Agency. DawnToday
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






