

Një 71-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës nipin e tij, R. Z., 50 vjeç.
Pas ngjarjes, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të moshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa fishekë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






