Transmetuar më 28-02-2026, 14:00

TIRANË, 28 Shkurt 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se prokuroria ka hapur dosjen hetimore për projektin e portit në Porto Romano, një aferë që sipas tij kap vlerën e 400 milionë eurove. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ky zhvillim është vetëm fillimi i zbardhjes së asaj që ai e cilësoi si një prej skemave më të mëdha korruptive në vend.

Lideri i opozitës hodhi akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe rrethit të tij, duke e paralelizuar projektin e Durrësit me një skemë përfitimi privat në dëm të interesit publik. Sipas Berishës, projektet e portit në Porto Romano dhe ai i Portit të Durrësit, i cili sipas tij shkon në 4 miliardë euro, përbëjnë aferën më të madhe korruptive aktualisht në Evropë.

Në mbyllje të deklaratës, Berisha theksoi se këto investime janë pjesë e një strategjie të "nomenklaturës së vjetër" për të siguruar pasuri të paligjshme për fëmijët e tyre, duke përdorur pushtetin shtetëror si mjet për krijimin e asaj që ai e quajti "Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit