Transmetuar më 28-02-2026, 09:01

Trump shpall publikisht nisjen e operacioneve ushtarake në Iran: “Objektivi ynë është eliminimi i kërcënimeve”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA ka nisur “operacione të mëdha luftarake në Iran” pak kohë më parë.

Në një deklaratë me video të publikuar në llogarinë e tij në platformën Truth Social, Trump tha se objektivi i këtyre veprimeve është mbrojtja e popullit amerikan.

“Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i rrezikshëm dhe shumë i ashpër,” u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, presidenti amerikan nuk specifikoi nëse sulmet po kryhen në koordinim me Izraelin, megjithëse më herët janë raportuar operacione të përbashkëta në rajon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit