Transmetuar më 28-02-2026, 07:30

Prishtinë, 28 shkurt 2026– Elijona, finalistja që u rendit në vendin e dytë në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka marrë çekun në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Mes emocionesh të forta gjatë finales, ajo u shpreh se ndjehet krenare për rrugëtimin e saj në këtë format televiziv.

“Vendin e dytë as që e kam menduar para se të hyja. Jam shumë krenare me veten. Faleminderit që më keni votuar”, deklaroi Elijona pas shpalljes së rezultatit.

Finalistja falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se eksperienca në këtë edicion ka qenë një ndër përvojat më të rëndësishme për të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit