

Nata e parë e Festival di Sanremo 2026, më 24 shkurt, u ndoq nga 9,6 milionë shikues, rreth 3 milionë më pak se edicioni i kaluar. Laura Pausini debutoi si prezantuese, ndërsa të ftuarit përfshinin këngëtarin Tiziano Ferro, aktorin turk Can Yaman dhe legjendën Kabir Bedi. Homazhe u bënë edhe për Pippo Baudo dhe Peppe Vessicchio.
Mediat italiane kanë vlerësuar se festivali nuk arriti pritshmëritë. “Cilësia e shkëmbimeve mes prezantuesve dhe të ftuarve është e ngathët, në momente e mërzitshme”, shkruan “Whoopsee”. “Corriere della Sera” e cilësoi kastin si më të dobëtin e 10 viteve të fundit dhe konstatoi mungesë improvizimi.
Carlo Conti, i përmendur gjithashtu nga kritikat, sipas mediave ka humbur ritmin dhe gjallërinë e mëparshme.
Nga ana e tij, drejtori artistik mbetet optimist: “Festivali është mirë, këto shifra e tregojnë. Nuk e kam tejkaluar veten, por mbaj të njëjtën buzëqeshje dhe qetësi si vitin e kaluar,” deklaroi ai.
Sonte zhvillohet mbrëmja e dytë me 15 artistë në garë, ku votimi i publikut do të vendosë për performancat. Përveç Contit dhe Pausinit, në skenë do të jenë edhe Lillo, Pilar Fogliati dhe Achille Lauro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo do të rikthejë audiencën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






