

Në Vlorë, përdorimi i monopinatave dhe motorëve elektrikë po shkakton incidente të shpeshta, veçanërisht në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, vetëm gjatë dy ditëve të fundit disa të rinj janë lënduar lehtë duke humbur kontrollin e mjeteve.
Mbrëmjen e sotme, një tjetër adoleshent u rrëzua gjatë drejtimit të një monopinate elektrike dhe u transportua në spital për trajtim mjekësor. Autoritetet paralajmërojnë përdoruesit të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






