

Modelja Beniada Nishani, ish-finaliste e Big Brother VIP Albania 1, ka zbuluar për herë të parë se është në një lidhje dashurie. Lajmin ajo e bëri publik mbrëmjen e sotme në emisionin Goca dhe Gra, ku shprehu se ndihet shumë e lumtur.
Edhe pse qëndroi diskrete, Beniada tregoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se ata njihen prej vitesh.
“Mos ia thoni Salvinit se do t’i bjerë tensioni”,– shprehu ajo duke ironizuar pak rreth reagimeve publike. “Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Ai është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.”
Ajo shtoi se lidhja ka nisur nga një miqësi e gjatë: “Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj ai i mori guximin… sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






