Transmetuar më 27-02-2026, 22:10

Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit. Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit, si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve. Qëllimi i aksionit është kapja e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimi i qarkullimit të mjeteve të paligjshme dhe të lëndëve të ndaluara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit