

Një surprizë mjaft e veçantë ka ardhur mbrëmjen e sotme për tre nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Për Selinën, Gretën dhe Gimbon ka ardhur një surprizë nga ajri nga ana e babait të Selinës.
“Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do fort”, shkruhej në surprizën e banorëve.
Të tre janë emocionuar nga kjo surprizë e papritur, ndërkohë që Greta dëgjohet të thotë:
“Toni zemër të duam. O Zot sa i mirë që është”.
E në një moment kthehet nga Gimbo, e teksa e përqafon i drejtohet duke i thënë:
“Hajde mirë se erdhe, o sa bukur, u kënaqa fare”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






