

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë princi për revistën franceze Point de Vue, ku ai ka ndarë disa detaje mbi planet e çiftit për ditën e tyre të veçantë.
Fejesa u mbajt në një kompleks privat në jug të vendit, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime.
Të njëjtën frymë, larg bujës dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmës, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh. Sipas burimeve, organizimi ndodhet në fazën përfundimtare.
Në rrëfimin për median franceze, princi thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shprehet se dëshira e tyre është për një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.
Një detaj i veçantë lidhet me simbolikën e përzgjedhjeve personale: unaza e fejesës është siguruar nga shtëpia prestigjioze Tiffany & Co., ndërsa fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur nga Kosova. Kjo përzgjedhje shihet si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Geraldinë, gjyshes së princit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






