Transmetuar më 27-02-2026, 19:12

Foka e Mesdheut, Monachus monachus, një nga speciet më të rralla dhe të rrezikuara në rajon, është vërejtur sërish në ujërat pranë gadishullit të Karaburun-Sazan.

Sipas peshkatarëve të zonës së Radhimës, fokja është parë duke u ushqyer me një oktapod, një tregues që mund të sugjerojë se ajo nuk është thjesht kalimtare, por mund të jetë bërë pjesë e qëndrueshme e habitatit në këtë zonë.

Rishfaqja e saj konsiderohet një sinjal pozitiv për biodiversitetin detar shqiptar dhe forcon rëndësinë e mbrojtjes së habitatit në Parkun Detar Karaburun-Sazan, një nga zonat më të rëndësishme për ruajtjen e specieve të rralla në Mesdhe.

Foka e Mesdheut (lat. Monachus monachus) është një lloj foke që i takon familjes Phocidae. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të zolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik. Besohet të jetë lloji më i rrallë i fokave në botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit