

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat, duke u përplasur me një ndërtesë dhe duke goditur disa persona. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 38 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shumica e të lënduarve ishin pasagjerë në bordin e tramvajit, një mjet që kishte hyrë në shërbim vetëm disa javë më parë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00, në zonën e Viale Vittorio Veneto, ndërsa tramvaji po lëvizte nga Piazza della Repubblica në drejtim të Porta Venezia.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve për trajtim mjekësor. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në daljen nga shinat të tramvajit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






