Transmetuar më 27-02-2026, 18:29

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke lënë në fuqi vendimin për lirimin e Eria Agos.

Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte vendosur lirimin e saj, vendim i cili u kundërshtua nga SPAK përmes rekursit në Gjykatën e Lartë, me kërkesën për rikthimin në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin, duke e bërë përfundimtar qëndrimin e GJKKO-së për çështjen në fjalë.

Eria Ago akuzohej se ndihmoi Safet Bajrin që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit