

Tiranë- Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e infermierëve. Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare infermieri Erald Samarxhi, duke lënë pas pikëllim të thellë te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Prej shumë vitesh ai shërbeu si infermier në Spitalin Infektiv pranë Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në raport me pacientët dhe stafin mjekësor. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët e përshkruajnë si një djalë shembullor, të dashur dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar.
Kontributi i tij ishte veçanërisht i çmuar gjatë periudhës së pandemisë, kur ai u angazhua në vijën e parë të shërbimit, por edhe në çdo rast tjetër kur qytetarët kishin nevojë për kujdes shëndetësor.
Në një reagim publik, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në shërbim të shëndetit publik.
“Pushofsh në paqe, koleg”, thuhet në mesazhin përkujtimor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






