Transmetuar më 27-02-2026, 16:04

Tiranë – Punë në të zezë, paga nën 40 mijë lekë, sigurime të papaguara, kontrata të parregullta dhe mungesë kushtesh sigurie në punë. Këto janë disa nga shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve të ushtruara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë inspektuar 9 532 subjekte në të gjithë vendin. Si rezultat i kontrolleve, janë pezulluar 1 269 aktivitete, janë paralajmëruar 4 191 biznese dhe janë vendosur 268 gjoba për shkelje të ndryshme të legjislacionit të punës.

Inspektorati bën me dije se nga bizneset e gjobitura vitin e shkuar, 98% e atyre që u konstatuan me punonjës në të zezë janë formalizuar. Gjithashtu, 2 538 punonjës të rinj janë deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë me qëllim luftimin e informalitetit dhe garantimin e të drejtave të punonjësve, si dhe respektimin e standardeve të sigurisë në vendin e punës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit